Gara për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që dëshirojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura, të aplikojnë.

“Forcat e Armatosura ofrojnë mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë.

Krahas mundësive për maturantët që duan të ndjekin studimet në Shkenca Ushtarake dhe atyre që duan të shërbejnë si ushtarë, një mundësi e jashtëzakonshme u ofrohet edhe atyre që i kanë përfunduar tashmë studimet Bachelor në çfarëdo degë.

Këta të fundit u testuan fizikisht përpara se të nisin kursin 1-vjeçar të Oficerit dhe të bëhen pjesë e FA”, shkruan Xhaçka në Facebook, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto nga testimet fizike.