Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Godet arbitren me top, Djokovic i thotë lamtumirë US Open

Nga A2 CNN
7 Shtator 2020, 08:58 | Sporte të tjera
Godet arbitren me top, Djokovic i thotë lamtumirë US Open

Një marrëzi, edhe pse jo e qëllimshme, i ka kushtuar kampionit serb të tenisit, Novak Djokovic, vazhdimin e pjesëmarrjes në një nga turnetë më të njohur në botë, US Open.

Ndoshta i mërzitur nga seti i parë me spanjollin Carreno Busta, që po shtyhej përtej parashikimeve të serbit me rezultatin 6-5, Djokovic gjatë përgatitjes për të filluar lojën goditi një nga topat, që përfundoi direkt në grykën e një prej arbitrave që ndodhen në fund të fushës.

Gruaja pati një moment të kuptueshëm paniku dhe dhembje, ndërkohë që tenisti ekspert kuptoi që në atë moment që aventura e tij në US Open kishte përfunduar në 2020, sepse rregullorja qindravjeçare e këtij sporti është shumë e rreptë dhe e panegociueshme në këto raste.

https://twitter.com/barstoolbets/status/1302703107722412035
Momenti i goditjes

Pas skualifikimit, Djokovic, që shihej si favoriti i turneut, deklaroi gjithë trishtimin e tij. “Ndihem bosh në këtë moment. Organizatorët më thanë që zonja ndihet mirë, fatmirësisht. Më vjen shumë keq që shkaktova këtë gjë, komplet në mënyrë të pavullnetshme. Zhgënjimin tim do ta shndërroj në leksion për të ardhmen, si sportist, por edhe si njeri”.

Episode të tilla janë shumë të rralla në tenis, ku episodi më i njohur është ai i gjysmëfinales së Wimbledon në1995, ku Tim Henman goditi një vajzë.

Gjithsesi, edhe pse i pathyer në fushë gjatë këtij viti, aventurat e serbit në muajt e fundit kanë qenë të shumta.

Në qershor “Adria Tour”, aktiviteti miqësor i organizuar nga Novak Djokovic në Serbi e Kroaci dhe që u ndoq, madje, nga spektatorë pa u shqetësuar për pandeminë, u kthye në një vatër të madhe infeksioni të COVID-19, duke prekur edhe vetë serbin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu