Hapja e ambasadave në Jeruzalem, BE shpreh shqetësim për angazhimin e Kosovës dhe Serbisë

BE JERUZALEMI SINK frame 158 1100x620

Përkushtimi që shprehën Kosova dhe Serbia për hapjen e ambasadave të tyre në Jerusalem, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, ka shqetësuar Bashkimin Europian.

Këtë e tha zëdhënësi Peter Stano gjatë një konferencë për shtyp. Ndërsa e theksoi se bëhet fjalë për angazhime bilaterale, ai i kujtoi Kosovës dhe Serbisë se nëse duan integrimin në BE duhet të përqafojnë politikat dhe qëndrimet e bllokut. 

“Dua të kujtoj se qëndrimi i Bashkimit Europian lidhur me zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem është i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Asnjë ambasadë e ndonjë vendi të BE-së nuk është në Jerusalem. As zyra e delegacionit të BE-së në Izrael nuk është në Jerusalem.

Pasi edhe Kosova, edhe Serbia janë shprehur të përkushtuara për integrimet evropiane, si qëllim strategjik, ato edhe duhet të sillen në këtë mënyrë”, tha Stano.