Hysaj gjen fajtorin për humbjen: Nuk krijuam asnjë rast

hysaj 1 590x338
Hysaj 5.5 - provoi ti jepte shtysë skuadrës me inkusionet e tij por shpesh mbivendosej në pozocion me Roshin

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj ka reaguar menjëherë pas disfatës së ekipit kombëtar përballë modestëve të Lituanisë në “Air Albania”.

Hysaj ia vuri fajin lodhjes fizike për këtë humbje pasi sipas tij një pjesë e lojtarëve ende nuk e kanë nisur fazën përgatitore në kampionatet përkatëse. Gjithashtu ai komentoi dhe nervozitetin gjatë ndeshjes që në fund e detyroi arbitrin ta ndëshkonte me karton të kuq.

“Nuk krijuam asnjë rast për të shënuar, problemi qëndron te lodhja fizike. Nuk kemi nisur me kampionatet ende. Fajin e kemi vetë sepse nuk krijuam asnjë rast. Isha nervoz pasi doja ta fitoja ndeshjen”, tha Hysaj.