Italia bën bilancin ditor të koronavirusit

italia maska 1100x620

Italia bëri bilancin ditor të koronavirusit në vend, ku pas 52 mijë tamponësh të kryer, 1108 persona të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus. Gjithashtu në 24 orët e fundit u regjistruan dhe 12 viktima të tjera për një bilanc total humbjesh jete prej 35553.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 223 persona u shëruan nga koronavirusi ndërsa 32.993 të tjerë janë ende aktivë.

Rritje pati dhe shtrimi i pacientëve në repartet e terapisë intensive, ku raportohet se aktualisht marrin ndihmë më të specializuar 142 persona.