Italia thyen “Tulipanët” në Holandë

10256077e4034045813be01489a2b5efo2 1100x620

Pas një ndeshje zhgënjyese përballë Bosnjës, Italia është rikthyer te fitorja në Ligën e Kombeve dhe kësaj radhe përballë Holandës, favorite të grupit që kishte fituar në ndeshjen e parë ndaj Polonisë.

Një ndeshje e bukur dhe me shumë raste, por me shumë gabime përpara portës. Mjaftoi një gol i Barrella në minutën e fundit të pjesës së parë falë një krosi perfekt të Immobile për të çuar italianët me 3 pikë në shtëpi.

Në pjesën e dytë, Holanda tentoi të presonte në sulm, por nuk ia doli të barazonte falë dhe formës së mirë të mbrojtjes italiane. Italia kishte hapësira të mëdha, por nuk arriti t’i shfrytëzonte. Duhen përmendur këtu dhe ndërhyrjet decizive të portierit vendas në disa raste.

Italia tashmë merr kryesimin e grupit me 4 pikë, e ndjekur nga Holanda me 3,  Polonia 3 dhe Bosnja me 1 pikë.