Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Asgjë e re, thjesht kohë e humbur nga patriotizmi fars

rama kuvend 1100x620

Kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen Kosovë-Serbi nga foltorja e Parlamentit, duke theksuar se në të nuk ka asgjë të re.

“Ishte tejet e rëndësishme që në funksion të këtij momenti u bë njohja e Kosovës nga Izraeli, por përtej faktit që marrëveshja u bë në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshja Kosovë-Serbi nuk ka asgjë të re, janë terma të procesit të Berlinit, të stërdiskutuara. Kjo duhet të na bëjë të kuptojmë se sa shumë kohë kemi humbur ne si shqiptarë në raport me çfarë sjell marrëveshja. Kemi humbur kohë nga patriotizmi fars, kohë që ka dëme të pallogaritshme”, tha kreu i qeverisë.

“Serbia sot është një fqinj me të cilin shqiptarët kanë llogari të hapura për të adresuar, por që nuk mund të adresohen në kushte paqeje duke bërë sikur je në luftë”, shtoi Rama.