“Olimpiada do të zhvillohet, me ose pa koronavirus”

olimpiada 1100x620

Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat u shtynë me një vit për shkak të pandemisë Covid-19, do të zhvillohen në verën e vitit 2021, me ose pa koronavirus. Njoftimi është dhënë nga zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, John Coates.

“Lojërat do të nisin më 23 korrik 2021 dhe Olimpiada do të jetë ajo që e ka mposhtur Covid-19. Fshati Olimpik është i jashtëzakonshëm dhe infrastruktura ishte gati nëse evenimenti do të organizohej normalisht në vitin 2020”, tha Coates.

Edhe autoritetet japoneze kanë shprehur qëndrimin e tyre se nuk ishin të gatshme të pranonin një tjetër shtyrje të eventit më të rëndësishëm sportiv në glob. Por, edhe pse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar apo edhe qeveria japoneze kërkojnë me çdo kusht që Lojërat të zhvillohen, disa sondazhe tregojnë të kundërtën. Një pjesë e madhe e popullsisë në Japoni është e shqetësuar prej emergjencës shëndetësore dhe do të preferonte që Olimpiada të shtyhej sërish, madje edhe të anulohej.