Parada me varka në mbështetje të Trump, fundosen “peshqit e vegjël”

Disa varka të vogla që i ishin bashkuar paradës në mbështetje të presidentit Donald Trump në liqenin Travis në Austin, Teksas, u fundosën për shkak të dallgëve të krijuara nga varkat më të mëdha.

Sherifi i qytetit bëri të ditur për mediat se disa varka kishin kërkuar ndihmë përmes radios, të mbetur mes valëve të larta të krijuara nga skafet dhe anijet më të mëdha dhe të paktën 5 ishin mbytur. Parada të ngjashme u mbajtën edhe në qytete te tjera të vendit, nga Kalifornia në Xheorxhia, për të mbështetur një mandat të dytë për presidentin Trump.  

Liqeni Travis, që në fakt është një rezervuar i formuar në lumin Kolorado, njihet për kushtet e vështira të lundrimit, por fatmirësisht nuk pati viktima.