Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama për fillimin e shkollës: Sfidë e vështirë, por mbyllja nuk është zgjidhje

Nga A2 CNN
7 Shtator 2020, 12:02 | Aktualitet
Rama për fillimin e shkollës: Sfidë e vështirë, por

Kryeministri Edi Rama pranon se hapja e shkollave është një nga sfidat më të vështira në këtë periudhë të qarkullimit të virusit. Por, sipas tij, mbyllja e mëtejshme e fëmijëve do të shkaktonte pasoja më të rënda psikologjike te ata.

Gjatë një takimi me mësues të Tiranës, të cilët kanë organizuar mësimdhënien përmes kanalit RTSH Shkolla, kreu i qeverisë tha se kjo formë është një mundësi më shumë për nxënësit, ndërsa për mësuesit dhe mjekët premtoi mbështetje financiare.

“Procesi arsimor është i sfiduar nga domosdoshmëria për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe të familjeve, por kjo është shumë e lehtë ta thuash se sa ta bësh. Kjo është një sfidë më vete, por duke vlerësuar mirë këtë vendim dhe duke parë edhe se çfarë kanë bërë të tjerët, opsioni i mbylljes së mëtejshme të shkollave ishte një opsion më i keq dhe do të shkaktonte një kosto tjetër, sidomos psikologjike për fëmijët. Pasojat do të ishin të mëdha, të cilat ne nuk jemi në gjendje t’i llogarisim deri në fund”, u shpreh kryeministri Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani