Rikthehet kapiteni, Messi i bashkohet Barcelonës në stërvitje

Messssiii 1100x620

Barcelona rigjen edhe njëherë kapitenin e saj, Lionel Messi-n. Legjenda e Argjentinës, i cila u dorëzua në betejën me klubin për t’u larguar nga Barça, i është bashkuar skuadrës në përgatitjet për sezonin e ri.

Argjentinasi kaloi me sukses testet e koronavirusit dhe tashmë është gati për një tjetër sezon me katalanasit, edhe pse pa dëshirën e tij.

“Pleshti” do të jetë për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të ri Roland Koeman, me të cilin i është garantuar nga presidenti Bartomeu se do vijojë ende të jetë në qendër të projektit të klubit.

“Do të jap gjithçka për Barcelonën”, u shpreh Messi në intervistën ku konfirmoi qëndrimin në Katalonjë, megjithatë simpatizimi i një pjese të mbështetësve të tij nuk është më i njëjtë.

Fjalët tashmë do t’i kalojë fushës, për të parë nëse 6 herë fituesi i “Topit të Artë” e ndjen më si më parë fanellën e Barcelonës. Do te jetë përgjegjësi e tij, por edhe e trajnerit holandez për të gjetur recetën e duhur për të rikthyer blaugranët te suksesi. Këtë herë, Messi do të duhet të bëjë edhe pa dy pjesë kyçe të formacionit katalanas, por mbi të gjitha me dy nga miqtë e tij më të mirë, Arturo Vidal dhe Luis Suarez.