Thaçi për marrëveshjen me Serbinë: Në Shtëpinë e Bardhë nuk pati thika për ndarjen e Kosovës

THACI HAGA MB frame 717 1100x620

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin, Donald Trump për negocimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë.

Ai kritikoi kundërshtarët e ujdisë duke thënë se në Shtëpinë e Bardhë nuk pati thika për ndarjen e Kosovës.

“U pa se nuk ka pasur thika në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka pasur harta, nuk ka ndarje të Kosovës, por ka respektim të shtetit dhe fuqizim ndërkombëtar të shtetit tonë. Ata që kanë hedhur gjëra të tilla të pavërteta, i ftoj që t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës dhe kombit për injorancën që kanë treguar dhe për konfuzionin dhe mashtrimin që kanë pretenduar t’ia sjellin qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Hashim Thaçi.