Topalli: Politikanët, hipokritë në kërkesën për zgjedhje të lira

topalli 1100x620

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në Facebook duke akuzuar politikën se po tregohet hipokrite sepse nuk ka interes për zgjedhje të lira dhe me standarde.

Ajo kujtion se marrja e pushimeve nga politikanët ka shtyrë punën për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e KQZ së re.

“Për shkak të vakancave të gjata të politikanëve dhe mbledhjes së Këshillit Politik, vendi rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve pa mbushur minimumin e gjërave”, thekson Topalli.

Topalli shton se është e kuptueshme që qeveria të mos shqetësohet për standarde, por e çuditshme është rehatia e opozitës. Sipas saj, heshtja flet për hipokrizinë e atyre që bërtasin për zgjedhje të lira ose lajmëron për një linjë konflikti në muajt e ardhshëm.