U helmua me Novichok, përmirësohet opozitari rus Navalny dhe zgjohet nga koma

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 180123115306 alexey navalny january 2018 1100x620

Përmirësohet gjendja shëndetësore e opozitarit rus, Alexei Navalny. Doktorët gjermanë që po e trajtojnë, njoftuan se 44-vjeçari është zgjuar nga koma, në të cilën ra pas helmimit me agjent nervor Novichok.

Sipas informacioneve të shpërndara për mediat, Navalny ka kaluar me sukses një pyetësor verbal të kryer në spitalin “Chariti” të Berlinit. Ekipi i opozitarit rus ka dyshime të forta se prapa helmimit qëndron presidenti, Vladimir Putin.

Por shefi i Kremlinit mohon çdo përfshije në këtë ngjarje. Episodi në fjalë ka krijuar një përplasje diplomatike mes Berlinit dhe Moskës, teksa qeveria e kancelares Angela Merkel nuk ka përjashtuar dhe vendosjen e sanksioneve ndaj një gazsjellësi rus.

Gjermania konfirmoi disa ditë më parë se Navalny është helmuar dhe agjent nervor Novichok dhe kërkoi shpjegime nga Kremlini. Por Rusia kundërshton hetimet lidhur me këto pretendime.