Vendosi rekord botëror, 42-vjeçari qëndroi brenda akullit 2 orë, 30 minuta e 57 sekonda

Një sportist në Austri vendosi të freskohet pak këtë fundjavë duke vendosur njëkohësisht një rekord të ri botëror, duke qëndruar brenda një kutie të mbushur me copa akulli, për plot 2 orë, 30 minuta e 57 sekonda.

Veshur vetëm me rroba banjo, 42-vjeçari, Josef Koeberl, u mbulua me akull deri në shpatulla, në një kuti transparente, me duar të kryqëzuara në kraharor.

Ai theu rekordin e mëparshëm, për kontaktin e plotë të trupit me akullin, që ishte 2 orë, 8 minuta e 47 sekonda, vendosur prej vetë Josef një vit më parë.  

“Se mendoja se do t’ia dilja. Ishte vërtet shumë gjatë, por koha iku shpejt. E pabesueshme”, tha 42-vjeçari. 

Koeberl qëndroi pa lëvizur në kutinë prej qelqi në qendër të qytetit Melk, atje ku u admirua nga shikuesit.