Zjarr në Maliq, dyshohet të jetë i qëllimshëm

Një sipërfaqe e pyllëzuar në njësinë administrative Gorë, në Maliq, është përfshirë nga flakët, këtë të hënë.

Zona është e mbushur me pisha e me shkurre, të cilat janë përfshirë nga flakët e mëdha. Ndërkohë, zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve.

Nga të dhënat e para, dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.