Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

AAK mbledhje me strukturat, “Ujmani mund të prishë koalicionin qeverisës me LDK”

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 19:37 | Kosova
AAK mbledhje me strukturat, “Ujmani mund të prishë koalicionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zhvilloi një mbledhje me strukturat e partisë për të diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Nënkryetari i kësaj force politike, Ardian Gjini, bëri të ditur se ka pasur anëtarë të partisë që e kanë ngritur edhe çështjen e prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por siguroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Sa i përket dialogut, AAK e Ramush Haradinaj kërkon që parësore të jetë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu kërkoi një përgatitje më të mirë të ekipit negociues të Prishtinës.

Gjini foli edhe për marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se Serbia nuk mund të jetë palë vendimmarrëse për Ujmanin dhe se për këtë resurs natyror do të ketë vetëm marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu paralajmëroi se nëse ndryshohet kjo pikë e marrëveshjes, mund të bëhet shkak për prishjen e koalicionit me LDK-në.

A2 CNN Livestream

Dita jonë