Aksident në rrugën e re Pogradec-Tushemisht, përplasen dy automjete

aksidentiii 1100x620

Shpejtësia e lartë shkaktoi aksident në aksin Pogradec-Tushemisht në rrugën e re të inauguruar vetëm pak kohë më parë.

Dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën si pasojë e humbjes së kontrollit nga shpejtësia. Për pasojë një prej drejtuesve të mjeteve mori plagë të lehta dhe u dërgua në spitalin e Pogradecit.

Rruga e re drejt Tushemishtit, pavarësisht sinjalistikës së re vertikale dhe horizontale, është kthyer në rrugë të rrezikshme për shkak se mjetet nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.