Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Aksidentet rrugore, dyfishim gjobash, por numri i viktimave më i lartë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 14:47 | Kronikë
Aksidentet rrugore, dyfishim gjobash, por numri i viktimave më i lartë

I shpallur si viti i sigurisë rrugore, 2020 nuk ndryshon shumë nga vitet e mëparshme ku kurba e aksidenteve vijon të jetë në rritje.

Ndonëse numri i automjeteve në lëvizje u ul për shkak të pandemisë, nuk rezultoi kështu edhe për aksidentet e rënda. Vetëm gushti la pas një bilanc me 195 aksidente dhe 24 viktima sa i përket ngjarjeve rrugore.

Nga të dhënat e policisë, krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar, kanë ndodhur 43 aksidente më shumë e për pasojë edhe 2 jetë të humbura më shumë se e njëjta periudhë e 2019-s.

Nga ana tjetër rritja e numrit të aksidenteve është shoqëruar dhe me rritjen e numrit të gjobave, të cilat mesa duket nuk kanë ndaluar ngjarjet rrugore.

Vetëm në këtë muaj policia ka vendosur rreth 5 mijë masa më shumë se një vit më parë ndërsa shumica e gjobave janë për parakalim të gabuar si dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani