Ambasadorja e SHBA viziton ambientet e SPAK

WhatsApp Image 2020 09 08 at 11.31.47 1100x620

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka nisur mëngjesin e së martës me një vizitë në zyrat e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, ose e njohur ndryshe si SPAK.

Diplomatja amerikane u takua me drejtuesen e re të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, të cilës i uroi suksese për detyrën e re dhe i ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Yuri Kim kërkoi që BKH të ketë një rol të suksesshëm në procesin e reformës në drejtësi aq shumë të kërkuar nga qytetarët shqiptarë.