Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Besimtarët hapin pus, pandemia ''sjell'' ujin në shkollën 9-vjeçare

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 14:53 | Aktualitet
Besimtarët hapin pus, pandemia ''sjell'' ujin në

Pandemia e Covid-19, përveç problematikave të shumta që ka sjellë, duket se ka edhe të mirat e saj. Pikërisht për shkak të kësaj pandemie dhe protokolleve për rifillimin e vitit arsimor, më në fund shkolla 9-vjeçare në fshatin Alarup të Pogradecit do të bëhet me ujë të pijshëm.

Kjo shkollë me 84 nxënës, nuk ka pasur asnjëherë ujë, fakt të cilin e pohon vetë drejtori i këtij institucioni.

Projektin për bërjen e kësaj shkolle me ujë të pijshëm po e financojnë disa besimtarë myslimanë, të cilët kanë mbledhur fonde për të mundësuar hapjen e një pusi në oborrin e shkollës

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor shkollat në fshatrat e Korçës, Devollit dhe Ersekës hasen me problematika të shumta pasi një pjesë e madhe e godinave kanë nevojë për rikonstruksion total dhe bashkitë që i kanë në ngarkim e kanë të pamundur të investojnë me fondet e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë