Bilanci italian, rriten ndjeshëm rastet në Lombardi, përmirësohet Berlusconi

tamponi covid 1100x620

Ngrihet sërish bilanci në Itali. Sot autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 1370 raste me COVID-19, ndërkohë që dje ishin 1108. Me bilancin e sotëm, Italia kalon 280 mijë rastet që nga fillimi i pandemisë.

Mbetet dyshifror bilanci i viktimave, 10 ditën e sotme, ndërkohë që janë 143 personat në terapi intensive dhe 31 mijë personat e izoluara në shtëpi, dhe 543 të shëruarit.

Të gjithë rajonet italiane kanë shënuar raste, me Lombardinë që shënon rritje të ndjeshme (270 raste kundër 109 të ditës së djeshme), e ndjekur nga Kampania (143) dhe Pulia (143).

Ndërkohë, në përmirësim gjendja e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, për të cilin mjekët flasin për një zhvillim “gradual dhe të favorshëm” drejt shërimit.