Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

E dënuara për terrorizëm në Itali kërkon të kryejë dënimin në Shqipëri

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 11:18 | Kronikë
E dënuara për terrorizëm në Itali kërkon të

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest ne burg" për Lubjana Gjeçajn.

43-vjeçarja u arrestua, të shtunën, për llogari të një dënimi me 3 vjet burg nga drejtësia italiane për terrorizëm.

Në sallën e gjyqit, Gjeçaj tha se kishte dijeni për vendimin dhe se kishte tentuar ta kryente atë në Itali, por nuk dinte të shpjegonte nëse avokati i saj kishte bërë gjithë procedurat e nevojshme.

Gjeçaj kërkoi të mos ekstradohej dhe ta kryente dënimin në Shqipëri, pasi ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve 3 vjeç.

Sipas drejtësisë italiane, në banesën e saj në Itali Gjeçaj kishte kryer ceremoni martesore të çifteve të reja, që më pas udhëtonin drejt Sirisë për xhihad.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli