Haaland shkëlqen kudo, spektakolar edhe me Norvegjinë

Haaland 1100x620

Për të nuk kanë rëndësi se kush janë shokët e skuadrës, aq më pak se cili është ekipi që ka përballë. Erling Haaland vijon të shkëlqejë dhe këtë tashmë po e bën edhe me Kombëtaren e Norvegjisë.

Talenti i Dortmund realizoi golin e parë me kombëtaren e tij më 4 shtator, kur Norvegjia u mund në fushën e saj 1-2 nga Austria, por Erling Haaland la gjurmë duke gjetur edhe golin e parë.

Megjithatë, shpërthimi ka ardhur mbrëmjen e së hënës kur ai realizoi dy gola mjaft të bukur në triumfin 1-5 të Norvegjisë në fushën e Irlandës së Veriut.