Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I pafat, dëmtohet sërish talenti i futbollit italian

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 11:45 | Futboll
I pafat, dëmtohet sërish talenti i futbollit italian

Vetëm pak muaj pas dëmtimit të rëndë që pësoi sezonin e kaluar, një tjetër ndalesë vjen për sulmuesin e ri të Romës, Nicolo Zaniolo.

I konsideruar si një ndër talentet e futbollit italian, Zaniolo konfirmon këputjen e ligamentit të gjurit të majtë gjatë ndeshjes që Italia zhvilloi për Ligën e Kombeve përballë Holandës.

Zaniolo do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike të mërkurën, një procedurë që e kaloi pak muaj më parë në këmbën e djathtë.

“Për shumë njerëz që më pyesin si jam, këtë mëngjes i kam bërë testet që treguan këputjen e ligamentin kryesor në gjurin e majtë. I falënderoj të gjithë, tifozët e Romës dhe të tjerët për mbështetjen. Do të kthehem së shpejti”, shkruan 21-vjeçari në Instagram.

A2 CNN Livestream

Dita jonë