Kërcënim i dyfishtë, SHBA përgatitet për vjeshtën dhe gripin sezonal

Amerikanët janë këshilluar të përveshin mëngët dhe të vaksinohen për gripin.

“Vjeshta dhe dimri i 2020 dhe 2021 do të jenë me shumë mundësi më të vështirët që do të përjetojmë në Shëndetin Publik Amerikan”, tha Robert Redfield, Drejtor i Qendrës Për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kjo për shkak të kërcënimit të dyfishtë, gripi sezonal dhe Covid-19. Por disa pjesë të Shteteve të Bashkuara po shënojnë rënie në rastet me koronavirus.

“Për fat të keq ne jemi aktualisht në një nivel më të lartë nga se ishim në javët përpara festave të 4 korrikut, kështu që nuk mendoj se do të duhet shumë që të kthehemi sërish në 70 mijë raste ditore”, u shpreh Peter Hotez nga Kolegji i Mjekësisë Baylor.

Ekspertët mjekësorë po punojnë për një vaksinë kundër Covid-19, e cila me shumë gjasë nuk do të arrihet përpara vitit 2021. Zyrtarët e Shëndetësisë bëjnë thirrje për të treguar kujdes.

“Shumë nga masat e vendosura për shëndetin publik që janë vendosur në zbatim, të cilat i mbajnë njerëzit e veçuar, mund të kenë luajtur një rol në reduktimin e qarkullimit të gripit”, nënvizoi zyrtarja e OBSH, Van Kerkhove.