KQZ e re, partitë caktojnë njerëzit e tyre në komisionin e posaçëm të Kuvendit

Damian Gjiknuri do të drejtojë komisionin që do të filtrojë kandidaturat për anëtarët e KQZ-së së re. Opozita jashtëparlamentare do të dërgojë Oerd Bylykbashin si përfaqësuesin e saj në komision.

Ish-bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, njëkohësisht njeriu që udhëhoqi në emër të PD-së negociatat në Këshillin Politik, flet ndërkohë për zvarritje në përshtatjen e rregullave të lojës për 25 prillin: “Do të jenë vetëm 4 muaj kohë nga mbarimi i rregullave për garën zgjedhore dhe regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kjo është e paprecedent”.

Ajo që duhet ndryshuar, sipas Oerd Bylykbashit, nuk është pak: “Duhet të kenë të drejtë edhe kandidatët për të bërë fushatë, duhen rishkruar rregullat për financimin dhe numërimi”.

Edhe ato që nuk duhen ndryshuar janë qarta: “Formula e shpërndarjes së mandateve është e pandryshueshme”.

E paqartë mbetet nëse Shqipëria do të ketë këtë ndarje të zonave zgjedhore.