Marrëveshja ekonomike me Serbinë, Hoti kërkon të raportojë në kuvend për dialogun

RAMA HOTI NE KONFERENCE frame 50560 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kërkon të raportojë në kuvend për marrëveshjen e stabilizimit ekonomik të nënshkruar me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Në një letër dërguar kryeparlamentares, Vjosa Osmani, shefi i qeverisë së Prishtinës shpreh gatishmërinë e tij që të mbrojë ujdinë në seancat e radhës.

“Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve”, shkruan Hoti në letrën e tij duke shtuar se do të raportojë në parlament edhe për dialogun me Serbinë në tërësi.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje vijon me akuzat ndaj kryeministrit për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Me anë të një deklarate, partia opozitare thotë se Hoti shkoi në Uashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Kosovën. “Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thekson Vetëvendosje.