Mbi 800 të vdekur në 24 orë, por me mijëra persona dynden në plazhe

“Këtë javë ishte shumë nxehtë. E vërteta është që dëshiroja të shkoja në plazh dhe e bëra këtë. Nuk u mendova dy herë”, kështu shprehet Suellen de Souza, një pushuese 21-vjeçare në plazhin Ipanema të Rio de Janeiro, i cili ishte i tejmbushur këtë të diel.

Me mijëra persona ishin dyndur në një nga plazhet më të frekuentuara në Brazil. Maska vendoset rrallë, ndërsa për distancim social as që bëhet fjalë. Duket sikur pandemia ka përfunduar.

Megjithatë, në anën tjetër, autoritetet e shëndetësisë raportojnë rreth 800 persona të vdekur në 24 orë në Brazil, ku deri tani janë infektuar më shumë se 4 milionë persona, ndërsa 127 mijë kanë ndërruar jetë.