Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Momenti kur polici hedh në tokë “protestuesen” 12-vjeçare

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 15:52 | Aktualitet

Një video e një efektivi policie që përplas përtokë një vajzë 12-vjeçare në Hong Kong ka shkaktuar reagime të shumta në të gjithë botën, për shkak të brutalitetit të treguar ndaj një fëmije. Por Policia e Hong Kongut i ka mbrojtur policët e përfshirë në incidentin e ndodhur të dielën e kaluar, duke thënë se ajo ishte pjesë e turmës që po protestonte dhe nuk kishte ndaluar për t’iu nënshtruar kontrollit rutinë.

Por mamaja e vajzës tha për radion publike të Hong Kongut se vajza kishte dalë për të kryer disa blerje dhe jo për të protestuar. E mitura ka pësuar disa dëme të lehta.

Në protestën e të dielës, një ndër më të mëdhatë të organizuara nga banorët e Hong Kongut që kundërshtojnë regjimin kinez, u arrestuan rreth 300 persona.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu