MotoGP/ Lajm i bujshëm nga Gjermania: Vale Rossi do të tërhiqet në fund të sezonit

vale rossi 600x338

Një lajm i hidhur vjen nga Gjermania për të gjithë tifozët e Valentino Rossit. Sipas “Speedweek”, piloti veteran është gati për të njoftuar tërheqjen nga MotoGP.

Një lajm i papritur duke qenë se deklaratat e fundit të italianit mbi të ardhmen e tij ishin të qarta: “Do të vazhdoj me Yamaha edhe për një vit”.

Nëse lajmi do të rezultojë i vërtetë, vendin e 41-vjeçarit te Yamaha do ta zërë Andrea Dovizioso, i cili në fund të sezonit ka vendosur që të largohet nga Ducati.