Përveç skualifikimit, Djokoviç merr dhe një gjobë të majme

djokovic 1100x620

Organizatorët e turneut US Open i kanë vendosur dhe një gjobë të majme prej 267 mijë dollarësh tenistit serb, Novak Djokoviç për sjellje antisportive.

Numri një i botës në tenis u skualifikua një ditë më parë nga raundi i katërt i këtij kompeticioni ndërsa ndeshej me spanjollin Pablo Carreno Busta, pasi aksidentalisht goditi në fyt një prej zyrtarëve të takimit.

Menjëherë pas kësaj ngjarje Djokoviç kërkoi falje për ngjarjen dhe për lëndimin që i kishte shkaktuar gjyqtares së takimit.

“Sa i përket skualifikimit, duhet të punoj me zhgënjimin tim dhe ta kthej atë në një mësim për rritjen time si lojtar dhe si qenie njerëzore”, tha Djokoviç.