Protestat në Bjellorusi, zbulohet misteri, opozitarja ndalohet në kufi me Ukrainën

MB OPOZITARJA BJELLORUSI frame 45 1100x620

Zbulohet misteri për politikanen e opozitës të zhdukur gjatë protestave të fundjavës në Bjellorusi. Media publike raportoi se Maria Kolesnikova është ndaluar nga policia në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Këto zhvillime vijnë pasi një dëshmitar bëri me dije se opozitarja ishte rrëmbyer nga disa persona të maskuar, të cilët e futën atë në një furgon.

Kolesnikova është një nga 3 gratë që bashkuan forcat për të sfiduar presidentin, Aleksandër Lukashenko, në zgjedhjet e gushtit. Menjëherë pas rizgjedhjes së 66-vjeçarit, nisi një valë protestash në Bjellorusi, pasi procesi i votimit u konsiderua gjerësisht i manipuluar.

Lukashenko, në pushtet që prej vitit 1994, nuk pranon dorëheqjen dhe zgjedhjet e reja. Gjithashtu akuzon Perëndimin për ndërhyrje në punët e brendshme të Bjellorusisë.