Shahini vijon me videot sensibilizuese: Kujdes të shtuar për shëndetin e gjithsecilit

30 PRILL BESA SHAHINI frame 3943 1100x620

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një tjetër video sensibilizuese në rrjetet sociale në lidhje me përgatitjet që janë duke u kryer për nisjen e vitit të ri shkollor në këto kushte të vështira të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Shahini përsëriti thirrjen drejtuar mësuesve dhe personelit ndihmës për të zbatuar me kujdes dhe përpikmëri të gjitha protokollet për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve.

“Si mësuesit, ashtu edhe personeli ndihmës do të zbatojnë me rigorozitet detyrat që kanë përpara për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe shtuar kujdesin për shëndetin e gjithsecilit”, shkruan Shahini në rrjetet sociale.