Shpërndante heroinë në Durrës, arrestohet 45-vjeçari

policia selmani arrestim 1100x620
Foto ilustruese

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar në Durrës, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike.

Në flagrancë është arrestuar shtetasi me inicialet G. T., 45 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.