Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ushtria meksikane sekuestron “përbindëshin” e kartelit të drogës

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 10:53 | Bota

Trupat e Gardës Kombëtare të Meksikës arritën t’i sekuestrojnë një karteli droge një “tank” primitiv.

Sekuestrimi ndodhi ndërsa ushtarët ishin duke kryer një operacion rutinë në Apatzingán, në qytezë në Michoacán.

Automjetit i ishin vendosur fletë të shumta çeliku, të cilat e mbronin atë nga sulmet, nga të gjitha drejtimet. Sipas mediave lokale, automjeti i blinduar ishte braktisur nga karteli i drogës “Los Viagras”, i cili mendohet të jetë formuar në vitin 2014. Në atë kohë, shefi i policisë së Michoacán kërkoi ndihmë nga ky kartel për eliminimin e liderit të kartelit “Los Caballeros Templarios”.

Sipas “Daily Mail”, “Los Viagras” është sot në luftë me kartelin “Jalisco New Generation”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani