Aksident me një të vdekur në Tiranë

Aksident naten Korce makina del nga rruga policia 1100x620
Foto arkiv

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak pas mesnate në kryeqytet.

Policia bën të ditur se rreth orës 00:30, në Vaqarr, te kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme hetimore.