Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ambasadorja Amerikane: Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale në fund të vitit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 22:04 | Politikë
Ambasadorja Amerikane: Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale

Ambasadorja Amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet dhe të nisë funksionimin në fund të vitit.

“Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet dhe të nisë funksionimin në fund të vitit”, shkroi në Twitter ambasadorja, duke i bërë “retweet” deklaratave të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili deklaroi në seancën plenare se nuk duhen toleruar më vonesat e KED.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1303781452870496256

“Po derdhet kupa për vonesat e KED. Nuk duhen toleruar më. Nuk duhet të falim asnjë vonesë. Më 1 janar 2021, Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë nga puna”, tha Ruçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë