Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Atentat me bombë zv/presidentit të Afganistanit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 10:54 | Bota
Atentat me bombë zv/presidentit të Afganistanit

Të paktën 10 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me bombë në kryeqytetin e Afganistanit, që kishte si objektiv zv/presidentin e vendit Amrullah Saleh.

Ish-kreu i shërbimit të Inteligjencës, Saleh ai doli të dalë vetëm me plagë të lehta nga ky atentat, ndërkohë që viktima ishin kryesisht kalimtarë të rastit.

Shpërthimi ndodhi në një kohë kur qeveria e Afganistanit dhe talebanët po përgatiten për të nisur negociatat e tyre formale për paqen.

Kjo nuk është hera e parë që Amrullah Saleh-s i bëhet atentat, pasi si ish-drejtues i shërbimeve sekrete, ai njihej dhe si kundërshtar i ashpër i talebanëve.

Talebanët mohuan menjëherë të kenë lidhje me këtë ngjarje, përmes zëdhënësit të tyre, Zabihullah Mujahid.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani