Ferrari ndryshon “lëkurë” për garën numër 1000 në F1

ferrari burgundy 600x338

Çmimi i Madh i Toskanës do të jetë gara numër 1000 e Ferrarit në Formula 1 dhe me këtë rast, makinat e kuqe do të vijnë me një pamje tjetër në pistën italiane të Muxhelos.

Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc do të jenë në bordin e një makine të kuqe të errët, ashtu siç ka qenë edhe njëvendëshja e parë Ferrari që ka garuar në F1.

“Kemi vendosur që të garojmë me një ngjyrë tjetër për këtë Çmim të Madh historik për ne. Do të kemi një ngjyrë të kuqe më të errët, ashtu siç e ka pasur Ferrari 125S, makina e parë e garave me emrin Ferrari”, shpjegoi Piero Ferrari, djali i themeluesit Enzo Ferrari.

Gara e parë e Ferrarit në F1 ka qenë në vitin 1950, në Çmimin e Madh të Monakos. Që atëherë, Ferrari ka qenë e vetmja makinë që ka marrë pjesë në çdo sezon të F1.