Fillimi i shkollës, Veliaj: Mësimi me 4 turne, po mbyllim punimet

sink veliaj per fillimin e shkolles frame 66 1100x620

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka deklaruar se po përgatitet infrastruktura e duhur për mësimin me 4 turne në Tiranë. Në takimin me drejtorë dhe mësues, kreu i bashkisë kërkoi angazhimin e tyre për të përballuar këtë vit të vështirë.

“Po marrim një risk, sepse ndoshta disa numra do te shkojnë lart se fëmijët do kenë një lloj mbartje, por krahasuar me riskun që të rrisim një gjeneratë komplet asociale, që nuk di të sillet njeriu me njeriun por  luajnë vetëm në Internet, është e pafalshme”.

Kryebashkiaku apeloi për “gjakftohtësi, asnjë panik ose histeri”  duke kritikuar edhe disa kolegë të tij, që sipas tij “kanë kaluar ose po kalonin COVID-19 kur isha sëmurë edhe unë, dhe nuk donin ta tregonin. Është gabim i madh, mund të shndërrohen në bombë biologjike”.

Kryebashkiaku shtoi se punimet në shkolla po vijojnë,  po mbyllen “punimet elektrike dhe hidraulike, ato të izolimit, lyerjes, nëse ka punime të tjera do të presim fundjavën”.