Ismaili: 18 të burgosur pozitivë, masat ndaluan përhapjen masive

Një i moshuar, i burgosur në Drenovë, por që kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërroi jetë pasi vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, në një intervistë për A2, tha se 65 të burgosur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë të diagnostikuar me Covid-19, ndërsa 47 prej tyre u karantinuan dhe tashmë rezultojnë negativë.

6 prej të burgosurve janë në gjendje më të rëndë, pasi kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Prej marsit, takimet e të dënuarve me familjarët e tyre janë ndërprerë.

Sa i takon regjimit 41 bis, Ismaili thotë se krahas 7 të dënuarve të parë, Drejtoria e Burgjeve është në pritje të elementeve të tjera të rrezikshme që do të izolohen në regjimin e rreptë.

Pandemia ka prekur edhe 60 punonjës të burgjeve, përshirë gardianë dhe staf administrativ, nga të cilët 45 janë shëruar.