Koronavirusi në Kosovë, raportohen 6 viktima në 24 orët e fundit

kosove koronavirus 1100x620

Pas një dite me asnjë viktimë, gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, në 24 orët e fundit. Sipas shifrave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri total i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar në 574 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 589 testime, nga të cilat 76 janë raste pozitive të konfirmuara. Numri total i rasteve pozitive është 14377, prej tyre 2877 ende aktive.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë, çka e çon numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 10926 raste.