Koronavirusi në SHBA, rezultojnë pozitivë 400 studentë në Kaliforni

shba 600x338

Universiteti Shtetëror i San Diegos (SDSU) në Kaliforni ka konfirmuar gati 400 studentë të prekur me koronavirus që në ditën e parë të sezonit të vjeshtës.

Në faqen e internetit të universitetit bëhet e ditur se 396 persona kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, deri tani asnjë pjesëtar i stafit nuk ka rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit në të gjithë SHBA-në kanë rezultuar pozitivë 26,169 persona, ndërsa 434 kanë ndërruar jetë. Në total, 6,326,791 persona janë prekur deri tani në SHBA me koronavirus, nga të cilët 189,642 kanë ndërruar jetë.