Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbesa e Bin Ladenit, mbështetëse e Trump

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 18:25 | Bota

Noor bin Ladin, mbesa 33-vjeçare e terroristit Osama bin Laden, shprehu mbështetjen e saj për Donald Trump në një intervistë për “New York Post”.

Ajo është vajza e Yeslam bin Ladin, vëllait nga babai të Osama bin Laden dhe vjen nga një pjesë e familjes që e shqiptojnë mbiemrin Ladin dhe jo Laden. Noor jeton në Zvicër, por thotë se ka “zemër amerikane” dhe e konsideron SHBA-në si shtëpinë e saj të dytë.

33-vjeçarja u shpreh se bashkë me nënën e saj e vizitonte Amerikën disa herë në vit përpara se të ndodhnin sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Noor bin Ladin ndjek shumë edhe politikën, duke nënvizuar në intervistë se mbështet Presidentin Donald Trump për një mandat të dytë.

“Nëse fiton Joe Biden, Amerika rrezikohet për një sulm tjetër terrorist të ngjashëm me atë të 11 shtatorit. ISIS u fuqizua nën administratën Obama/Biden, duke hyrë edhe në Evropë. Trump ka treguar se mund ta mbrojë Amerikën dhe popullsinë e saj, duke kapur që në fillim rrezikun terrorist e duke mos i lënë mundësi që të godasin”, tha 33-vjeçarja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani