Një ligë e përbashkët Kosovë-Shqipëri

LIGA UNIKE KOSOVE SHQIPERI frame 13 1100x620

Shqipëria dhe Kosova do të kenë më në fund një kampionat të përbashkët. Bëhet fjalë për basketbollin, i cili do të bashkojë dy vendet duke krijuar atë që do të quhet Liga Unike.

Këtë të enjte, dy federatat e basketbollit do të firmosin në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili do të zbulojë logon e Ligës Unike. Në kampionatin e përbashkët, i cili do të nisë prej këtij sezoni, do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës.