Panik në urgjencën e Durrësit, shkëndija elektrike evakuon repartin e radiologjisë

MB panuk ne urgjencen e Durresit frame 710 1100x620

Një shkëndijë elektrike në Repartin e Radiologjisë të Urgjencës në Spitalin e Durrësit, ka përhapur panik mes bluzave të bardha dhe pacienteve. Si pasojë e shkëndijës elektrike është shkaktuar tym, duke detyruar stafin e repartit të kryejnë evakuimin e 7 pacientëve.

Edhe pse u njoftua shërbimi zjarrfikës, i cili mbërriti në kohë, nuk është dashur ndërhyrja pasi nuk pati zjarr. Pas këtij momenti paniku ka filluar ventilimi i ambienteve që u përfshinë nga tymi.

Ndërkohë ky është një rast i përsëritur kur, për shkak të shkëndijave dhe defekteve të sistemit elektrik të spitalit, krijohen situata paniku. Më herët defektet elektrike kanë shkaktuar edhe zjarre duke rrezikuar jetën e pacientëve.