Përzgjidhet gjyqtarja që do të vendosë për Luan Dacin

Luan Daci 1100x620

Gjykata e Posaçme përzgjedh gjyqtarin paraprak për dosjen ndaj Luan Dacit, gjyqtarit të pezulluar të KPA.

Shorti ka përzgjedhur gjyqtaren, Ilirjana Olldashi, e cila do të vendosë nëse dosja e Dacit do të kalojë për gjykim, do të pushohet, apo do të kthehet në SPAK për plotësim të hetimeve.

Daci akuzohet për “falsifikim të dokumenteve”, pasi gjatë aplikimit për në KPA nuk ka treguar se ishte larguar nga detyra në vitin 1997 nga KLD e kohës.