Prej disa ditësh në karantinë, zjarr në kampin më të madh të refugjatëve në Greqi

zjarri 1100x620

Një zjarr i madh ka përfshirë kampin më të madh të refugjatëve në ishullin e Lesbos në Greqi duke detyruar qindra persona të largohen me shpejtësi për të shpëtuar jetën.

Zjarri raportohet të ketë shpërthyer në orët e vona të natës dhe shkaqet janë ende të paqarta. Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se situata është alarmante dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

Ende nuk ka të dhëna për të lënduar nga flakët, ndërkohë që kampi i Morias prej disa ditësh ishte vendosur në karantinë për shkak të shfaqjes së disa rasteve me koronavirus.