PS ndez motorët e fushatës, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e rinj të qarqeve në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tashmë që dhe presidenti ka caktuar datën 25 prill për mbajtjen e tyre.

Kreu i qeverisë, njëkohësisht dhe drejtuesi i Partisë Socialiste ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve që të shkojnë në terren dhe të mbajnë kontaktet me elektoratin për të kërkuar prej tij një mandat të tretë.

Takimi ka nisur rreth orës 09:00 dhe gjatë saj pritet të diskutohet dhe për mënyrën se si do të organizohet fushata elektorale, kushtëzuar dhe nga pandemia e koronavirusit.